Unazat janë aksesorë mjaft të përdorshëm dhe të veçantë, por marrin kuptime të ndryshme, në gishta të ndryshëm.
Në gishtin e madh
Vendosja e unazës në gishtin e madh tregon se je një person i besueshëm dhe ke një personalitet të fortë.
Në gishtin tregues
Tregon se je një person me autoritet, fuqi dhe aftësi të papara për të udhëhequr.
Në gishtin e mesit
Kur e vendos unazën në gishtin e mesit, do të thotë se je një person i qendrueshëm që mban premtimet.
Në gishtin e katërt
Gishti i katërt lidhet me dashurinë. Nëse e mban në këtë gisht, do të thotë po shijon një fejesë apo martesë. Në raste të tjera, tregon se je është kreativ dhe ka një shpirt të bukur, shkruan Anabelmagazine.
Në gishtin e vogël
Vendosja e unazës në këtë gisht tregon se je një person inteligjent dhe i ndjeshëm