Katalanët mund ta dërgojnë mbrojtësin francez në huazim te skuadra e Tottenham Hotspur, duke liruar njëkohësisht hapësira në strukturën e pagave.
Lojtari pëlqehet nga Antonio Conte dhe ka pajtueshmëri nga ana e tij për t’iu bashkuar skuadrës londineze. Tashmë pritet vetëm marrëveshja me Barcën.
Barca po punojnë që përveç huazimit, të përfshijnë edhe një klauzolë në kontratë për lojtarin.
Ata duan të fusin opsionin për blerje të përhershme për 20 milionë euro, përcjell lajmi.net
Mbetet të shihet nëse Spurs do të dakordohen për këtë klauzolë ose jo