Nëna dhe babai i një djali 2 vjeçar që u gjet i vetëm, ishin ndër 7 viktimat e të shtënave masive në Chicago, transmeton InLajmi.
Irina McCarthy, 35 vjeç dhe Kevin McCarthy, 37 vjeç u qëlluan për vdekje pasi një person i armatosur në një çati hapi zjarr ndaj spektatorëve në një paradë të 4 korrikut në Highland Park.
Djali i tyre Aiden nuk u lëndua, gjyshëritë janë duke u kujdesur për të.
Të afërmit dhe miqtë i kanë bërë homazhe çiftit McCarthy dhe viktimave të tjera të sulmit.
Aiden u nda nga prindërit e tij gjatë të shtënave, tha një çift që ishte në skenën e sulmit, shkruan BBC.
Dana dhe Greg Ring i thanë se e gjetën vogëlushin me një të huaj, i cili sipas tyre ishte duke u dridhur./InLajmi/