Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili është aksidentuar ditë më parë në Malishevë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, viktima kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Llozicë, Malishevë 05.06.2022 – 18:45. Me 05.07.2022 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /InLajmi/