Spanjolli që tashmë është lojtar i lirë pasi ka mbaruar kontratën me Real Madridin, prej kohësh është duke u kërkuar nga Roma e Jose Mourinhos.
Sipas medieve italiane, Isco i ka thënë ‘JO’ Romës pasi që spanjolli dëshiron të luajë në një skuadër ku luan në Ligën e Kampionëve.
“Isco refuzon ofertën e Romës, sepse dëshiron të zgjedh një klub për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm”, shkruan “Calciomercato”, shkruan RTK.
Ndryshe Isco është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Juventusin dhe Sevillan.