Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026, raporton InLajmi.
Në këtë takim, kryesuesi i ekipit hartues nga MASHTI, Haki Sfishta, tha se buxheti për këtë strategji arrin koston totale 322. 8 milion euro, në të cilat 6 milionë janë të aprovuara për dixhitalizim.
“Buxheti për strategjinë e arsimit arrin koston totale 322.8 milion euro. Nga donatorët janë 33.5 milion euro. Në buxhetin e vitit 2023 është aprovua edhe një buxhet prej 6 milion eurove për dixhitalizim”.
Sfishta ka thënë se, në kuadër të kësaj strategjie do të përfshihen 5 objektiva për arsimin në Kosovë.
“Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë 5 objektiva strategjike: rritja e përfshirjes për edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimi para universitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Synojmë të arrijmë rritjen e numrit të arsimit parashkollor dhe ngritjen e çerdheve”, u shpreh ai. /InLajmi/