Në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se VV-ja është kundër shkarkimit të Bordit të ZRRE-së, raporton InLajmi.
Kusari-Lila, ka thënë se nuk e ka parë një arsyetim të bindshëm që të ndërtohet dhe kërkohet shkarkimi i Bordit që është emëruar nga Kuvendi i Kosovës.
“Nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm që duhet të ndërtohet në një rrethanë të tillë, kur brenda më pak se një viti kërkohet shkarkimi i Bordit që është emëruar po nga ky Kuvend. Në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë parashihen saktësisht situatat kur krijohen kushtet për shkarkimin e bordit”, ka thënë Kusari-Lila. /InLajmi/