Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e ri të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, nga fillimi i orës 10:00, përcjell InLajmi.
Për dallim nga vendimi i djeshëm i qeverisë, nafta këtë të mërkurë do të jetë një centë më lirë, kurse benzina për 2 centë, ndërkaq gazi ka mbetur njësoj më 0.78 për litër
Çmimi i naftës për litër është 1.78 euro.
Ndërsa çmimi i benzinës do te jetë 1.74 euro.
Çmimet e vendosura nga Ministria e Tregtisë janë të vlefshme për 24 orët e ardhme. /InLajmi/