Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, viktima ishte aksidentuar ditë më parë në rrugën Pasko Vasa në Gjakovë, dhe përshkak lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Pasko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 12:05. Me 05.07.2022 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /InLajmi/