Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar mocionin e LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton InLajmi.
Kjo pasi që ky mocion në Kuvend mori 22 vota pro, 53 kundër.
Mocioni u propozua nga LDK, me përkrahje edhe nga PDK e AAK.
Kundër të njëjtit ishte partia në pushtet, Vetëvendosje. /InLajmi/