Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole në një mbledhje tha se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Spanja është një reflektim i frikës, transmeton InLajmi.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Perspektiva e Evropës ndaj Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim” , shkroi ai në rrjetin social, Twitter.
Sole tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.
Tutje deputeti katalonas tha se perspektiva e Evropës ndaj Kosovës është egoiste dhe e dobëson Bashkimin Evropian./InLajmi/
https://twitter.com/jordisolef/status/1544609099723194368?s=20&t=XUYH8iBHj8N4gCLsCTfIsQ