Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj vizituan policët e lënduar nga sulmi në Skenderaj, përcjell InLajmi.
Mefail Bajqinovci tha se në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me Arbër Rexhajn i kanë vizituar policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare.
Tutje Bajqinovci njoftoj se njëri nga 2 policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.
Gjithashtu ai tha se uniforma e shtetit duhet të respektohet.
Postimi i plotë i tij:
Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arbër Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!
Njëri nga 2 policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.
Uniforma e shtetit duhet të respektohet!/InLajmi/