Drejtori sportiv i Bayernit, Oliver Kahn e ka hedhur poshtë një lëvizje të mundshme të Cristiano Ronaldos në klubin bavarez.
Ronaldo i ka treguar tashmë Manchester United se ai do të donte të largohej nga klubi nëse vie një ofertë e përshtatshme në drejtim të tij.
Portugezi nuk i sheh ambiciet aktuale të klubit të mjaftueshme për të luftuar për trofe të mëdhenj, kësisoj dëshiron që në fundin e karrierës të shtojë edhe më shumë trofe në kabinetin e tij.
Pas këtyre zërave, Bayerni është shfaqur si një nga skuadrat që do të ishte e interesuar për shërbimet e yllit portugez, veçanërisht duke ia shtuar faktin nëse Lewandowski largohet nga klubi bavarez.
Megjithatë këto zëra i ka hudhur poshtë drejtori i Bayernit, Oliver Kahn i cili ka thënë se ai nuk i përshtatet filozofisë së Bayernit, përcjell Sinjali.
“Aq sa e vlerësoj Cristiano Ronaldon si një nga lojtarët më të mëdhenj, një lëvizje nuk do të përshtatej në filozofinë tonë”, është shprehur Kahn.