Cristiano Ronaldo ka munguar edhe stërvitjen e 2-të të Manchester United radhazi për shkak të, siç thotë vetë ai, arsyeve familjare.
Futbollisti, qartazi, nuk është i kënaqur me situatën në klub dhe duket se po gjen justifikime për të munguar.
Portugezi ditë më parë u shpreh se po e mendon seriozisht largimin nga “Djajtë e Kuqë”, pasi, sipas tij, nuk po tregohen ambiciozë deri më tani, transmeton lajmi.net.
Kjo merkato po i gjen ish-kampionët anglezë me vetëm një transferim të bërë, anipse u përfolën se po interesohen për shumë të tjerë.