Autoritetet e Highland Park po japin një konferencë shtypi në lidhje me të shtënat në paradën e 4 korrikut, ku mbetën të vrarë 6 persona, transmeton InLajmi.
Policia thotë se Robert E Crimo, 21 vjeç, e kishte planifikuar këtë sulm për disa javë.
Christopher Covelli, zëdhënës i Task Forcës së Krimive të Rënda të Qarkut Lake, thotë se një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë nga regjistrimet e celularëve dhe pamjet e tjera.
“Crimo ishte veshur me rroba grash për të fshehur identitetin e tij”, thotë Covelli, shkruan BBC.
Policia tha se më shumë se 70 fishekë u qëlluan nga një pushkë e blerë ligjërisht./InLajmi




















