Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ngjushëlluar familjën e mjekut Mentor Salihi, dhe shoferit, Skofiar Gjini, që ndërruan jetë pas një aksidenti më ambulancë, përcjell InLajmi.
Pacolli duket të jetë prekur nga kjo ngjarje pasi tha së kjo vërtetë është e dhimbshme, përderisa po mundoheshin të shpëtonin jetën e dikujt ata dhanë jetën e tyre.
Ai tutje ka ngushëlluar edhe shokët, kolegët dhe të gjithë të afërmit e të ndjervë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka asgjë më të rëndë se kur një i ri ndërron jetë, dhe atë gjatë dëtyres për të ndihmuar të tjerët. Fati ishte i tillë edhe për Dr. Mentor Salihi nga Gjakova i cili sot ndërroi jetë, pak ditë pas kolegut të tij, Skofiar Gjini. I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve, kolegëve dhe miqve të tyre. Po ashtu bëj apel për kujdes të shtuar në trafik këto muaj të ngarkuara. /InLajmi/




















