Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një dyshuari në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë i dyshuari është arrestuar duke sekuestruar një revole që përmbante 6 fishekë.
Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në Gjakovë, dhe gjendja e tij është e rëndë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Dujakë, Gjakovë 04.07.2022 – 21:18. Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/