Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në mëngjesin e së martës kanë mbajtur mbledhje rreth disa amendamenteve, raporton InLajmi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se duhet shtuar disa amendamente për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar të FSK-së.
“Ne anëtarët e grupit të punës besoj i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë qe para jush me i sjell amendamentet si pjesë e rekomandimit tonë. Kemi pasur disa konsultime shtesë me ekspertët që e njohin këtë fushë i kemi marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet vërejtjet dhe besoj qe do ta kemi një projektligj kualitativ e sa më shpejtë ta procedojmë në parlament dhe ta funksionalizojmë”, tha Quni.
Quni ka thënë se është konsultuar me disa ekspertë të fushës dhe i si grup punës i kanë marrë të gjitha sugjerimet dhe sipas tij do të jenë gati ta procedojnë projektligjin në parlament./InLajmi/
















