Tashmë edhe zyrtarisht Gabriel Jesus do të vesh fanellën e Topçinjëve’ nga sezoni i ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.
Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me klubin e Arsenalit.
Shuma që ekipi londinez ka paguar Manchester Cityt për Jesus është 45 milionë funte, transmeton lajmi.net.
25 vjeçari do të bartë fanellën me numër nëntë tek Arsenali.
















