Sindikata e Policisë së Kosovës gjatë ditës se sotme ka viztuar 2 policët e plagosur, ku edhe kanë njoftuar se gjendja e tyre është stabile.
Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri ka treguar edhe biseden me ta duke thënë se deri të plagosja kishte ardhur për shkak të gjobës dhe gjithçka kishte ndodhur për 3-4 minuta.
“Goditjen e parë polici e mori nga një tytë arme ndërsa goditjet e tjera nuk ka mundur t’i vlerësojë për shkak se është alivanosur. Derisa kanë filluar ta shqiptojnë një tiket, kanë arritur edhe personat e tjerë të dyshimtë për 3-4 minuta u acarua situata pasi erdhën familjarët”, tha ai.
Tutje ai rrëfej se polici Enver Smakiqi e ka pasur kokën e lidhur me fasha dhe se ka marrur 5 lëndime, tha ai për Kanal10.
“Ka qënë një gjendje jashtëzakonisht stresuese dhe kokën e ka pas të lidhur me fasha, sipas tij i ka 5-6 lëndime dhe në secilin lëndim ka qepje”, tha ai.