Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arberie Nagavci e ka bërë të ditur se është bërë i obligueshëm edukimi për fëmijët parashkollor, përcjell InLajmi.
Nagavci ka thënë se me miratimin e këtij projektligji është bërë një hap drejtë zhvillimit në sistemin edukativ e arsimor.
Gjithashtu ajo tha se investimi tek fëmijët e garantojnë një të nesërme më të sigurt për ta.
Postimi i plotë i saj:
Shumë e lumtur që përfunduam me sukses Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë.
Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.
Ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:
Koordinim ndërsektorial
Edukim në familje
Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore
Sigurim e rregullim të materialit didaktik
Monitorim të punës edukative
Aftësim i dadove
Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.
Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.
Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin. /InLajmi/