Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Nura ka treguar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Kryetari ka thënë se ish-krerët e UÇK-së ishin mirë me shëndet.
Gjithashtu ai ka shtuar se ata besojnë që e drejta është në anën e tyre dhe në anën e luftës çlirimtare.
Postimi i plotë i tij:
Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare./InLajmi/