Inspektorati Qendror i Tregut ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka larguar rreth 5.000 lodra të cilat kanë forma dhe aroma të ushqimeve dhe frutave, përcjell InLajmi.
Krejt kjo ka ndodhur pasi sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, produktet në fjalë konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve.
Ndryshe sipas MINT këto materiale janë të rrezikshme pasi mund të duken sit ë vërteta e që po u gelltiten mund të shkaktojnë ngulfatje, helmim etj.
Njoftimi i plotë nga Inspektorati i Tregut – MINT:
Inspektorati Qendror i Tregut ka larguar nga tregu rreth 5000 lodra nga materiali i butë, të cilat kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave.
Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen.
Produkt me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngulfatje, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes.
Nëse shihni produkte të tilla në treg, mos hezitoni të informoni Inspektoratin e Tregut në MINT. /InLajmi/