Ministri I Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka uruar 246 vjetron e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se në dita e 4 korrikut kujton burrat e gratë e kombit amerikan të cilët me sakrificë të madhe ndryshuan vendin e gjithë popujve tjerë në Botë.
Gjithashtu ai tha se tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të qëndrojnë të përkulur në themelet e Lirisë dhe drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
Miq të dashur amerikan,
Të dashur qytetarë të vendi tim,
Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë burrat e gratë e kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.
Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut.
Urojmë nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.
Urim të veçantë, gjithashtu, për të gjithë, ushtarakët e Ushtrisë Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës.
Paqi gjithmonë bekimin e Zotit ju bashkë me vendin dhe bashkëkombësit tuaj.
Gëzuar 4 Korrikun!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë! /InLajmi/