Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar projektligji për edukimin në fëmijërinë e hershme, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në planin e qeverisë është kushtuar rëndësi edhe për fëmijët 0 deri në moshën 6 vjeç.
Lidhur me këtë, ai tha se i ka ndarë 5 milion euro shtesë për fëmijët që t’ju ofrohen shërbime cilësore në vitin 2022.
“Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milion euro shtesë”, u shpreh Kurti, /InLajmi/