Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se edhe këtë vit qeveria do ta mbulojë koston e polisës kufitare për atdhetarë, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se për t’ua lehtësuar pushimet bashkatdhetarëve të Kosovës do ti mbulojë me koston e polisës kufitare.
“I dëshirojmë mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë. Për t’ua lehtësuar pushimet, qeveria do të mbulojë koston e polisës kufitare. Polisa mund të bilhet edhe në pikat kufitare. E theksoj që mërgata janë pjesë integrale për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.
Gjithashtu ai tha se mërgata është pjesë integrale për zhvillimin e Kosovës. /InLajmi/