Artistët, Kida dhe Butrint Imeri kanë publikuar projektin më të ri muzikor, i cili është paralajmëruar ditë më parë nga vet këngëtarët, shkruan InLajmi.
Butrinti dhe Kida projektin tashmë të lansuar në kanalin youtube e kanë titulluar me “AM/PM”.
Siç duket kjo këngë do të jetë një nga hitet verore 2022.
Projekti muzikor nga 2 artistët menjëherë pas publikimit ka marrë mjaft komente pozitive nga fansat dhe publiku.
Kida dhe Butrint Imeri bashkëpunimin e tyre të parë e sollën së bashku me Ledrin Vulën në veren e vitit 2021, ku ishte njëra nga hitet që mori miliona klikime, e cila është e titulluar me ” Dale”. /InLajmi/