Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën një person në një vetaksident trafiku në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Vetaksidenti kishte ndodhur përshak të mospërshtatjes me shpejtësinë e rrugës dhe më pas viktima është vetaksidentuar në fshatin Babaj Bokës, në Gjakovë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e një personi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mospërshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet”, tha Elezaj.
Ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /InLajmi/




















