Disa persona janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Copenhagen, thotë policia, transmeton InLajmi.
Oficerët e armatosur u dërguan në qendrën tregtare të Field, në jug të qytetit. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë vrarë apo plagosur.
Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje, shkruan BBC.
Policia më vonë tha se një i dyshuar ishte arrestuar, por nuk dha detaje./InLajmi/