Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësim për sulmin në Skenderaj ndaj 2 zyrtarëve policor, përcjell InLajmi.
Sindikata ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.
Tutje sindikata iu ka dëshiruar shërim të shpejtë zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor
Njoftimi i plotë i Sindikatës së Policisë së Kosovës:
Reagim!
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj 2 zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sSulmipas ligjit!
Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…
Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!
Sindikata e Policisë së Kosovës./InLajmi/