Shfrytëzuesit e pensionit bazik të moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në departamentin e pensioneve një herë në 6 muaj me dokumentin përkatës të identifikimit.
Janë një prej kategorive shoqërore më të ndjeshme.
Po kështu, shfrytëzuesit e pensionit bazik të moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në Departamentet e Pensioneve, një herë në 6 muaj me dokumentet përkatëse të identifikimit.
Kjo është e paraparë në ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Pensionisti Bajram Arifaj konsideron se kjo procedurë e verifikimit është e panevojshme.
Edhe Nezir Bunjaku e sheh si problematike këtë procedurë, veçmas për ata që nuk janë në gjendje të mirë fizike.
Por, jo të gjithë e kanë të njëjtin mendim.
Por, a mund të konsiderohet si cenim i dinjitetit për këtë kategori, detyrimi për të dëshmuar çdo 6 muaj se janë gjallë?
Emerllahu shprehet se shteti duhet të krijoj mekanizma të veçantë për ta vërtetuar se një person është apo jo i gjallë.
Televizoni T7 ka dërguar pyetje edhe në Departamenti i Pensioneve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për t’i pyetur nëse do të formojnë ndonjë mekanizëm të posaçëm për ta rregulluar këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.