Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit do të vazhdojë traditën e tubimit dhe therjes së kurbanëve, përcjell InLajmi.
Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban këtë vit të jetë 140 euro.
Këtë traditë Bashkësi Islame e Kosovës e bënë për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve me gjendje të rëndë materiale.
Njoftimi i plotë i Bashkësisë Islame të Kosovës:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.
Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 140 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.
Pagesën e porosive të kurbaneve, Ju mund ta bëni në zyrat e Këshillave vendor të BI-së në të gjitha qendrat e Kosovës si dhe t’i përcillni në adresë të përfituesit:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës./InLajmi/