Mini-maratona “Vrapo për autizëm 2022”, mbahet 3 korrik, dhe ka për qëllim ndihmesën e fëmijëve me autizëm. E organizuar nga OJQ -ja “Replay Peace” dhe e përkrahur nga disa komuna, organizata vendore dhe ndërkombëtare, “Vrapo për autizëm 2022”, organizohet dhe për nder të pavarësisë së SHBA-ve, përcjell InLajmi.
Pikërisht për këtë organizim, Radio KFOR-i ka kontaktuar përfaqësuesin e OJQ-së “Replay Peace”.
Burim Krasniqi, i cili tregoi për kauzën e aktivitetit në fjalë: “Qëllimi i mini-maratonës është që fëmijët me autizëm të përkrahen në shumë forma. Nevojat e tyre janë të shumta, por ne besojmë se me këtë mini-maratonë do mundohemi sadopak t’iu dalim në përkrahje dhe ti nxisim edhe të tjerët që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme, për të përkrahur këtë kategori, por edhe të na bashkëngjiten.”
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. /InLajmi/