Një shofer 44-vjeçar, që po voziste automjetin e tipit Mercedes u përplas me një gjysmërimorkio që po vinte nga Wedringen, të premten për arsye që janë ende të paqarta.
44-vjeçari dhe djali i tij 5-vjeçar nuk i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton “Bild”.
Pjesa e komunikacionit ku ka ndodhur aksidenti tragjik është dashur të mbyllet për rreth 5 orë, transmeton Gazeta Express.
“Policia, brigada e zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, një mjek i urgjencës dhe shërbimet e urgjencës psikosociale dolën ne vendin e ngjarjes”, tha një zëdhënës i policisë të shtunën.