• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Drejtori i BKS-së: Kosova synon të bëhet pjesë e “Kartonit të Gjelbër” përmes një shteti tjetër

J G nga J G
2 July 2022
në Kosovë
0 0
0
Drejtori i BKS-së: Kosova synon të bëhet pjesë e “Kartonit të Gjelbër” përmes një shteti tjetër
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shteti tjetër e vetme nuk mund të arrijë, pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) thonë se, gjatë korrikut, pritet të mbajnë një takim me Këshillin e Byrosë Evropiane, i cili siguron Kartonin e Gjelbër, për të diskutuar mundësinë e tillë.

“Ne duhet të marrim një aprovim nga Këshilli i Byrosë Evropiane [në Bruksel] për të bërë një marrëveshje me një shtet tjetër, në mënyrë që edhe Kosova, përmes Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të ketë Kartonin e Gjelbër. Pa qenë pjesë e OKB-së, ne nuk mund të anëtarësohemi në Këshillin e Byrosë Evropiane”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i BKS-së.

Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.

Ky lloj sigurimi mbulon dëmet personale ose materiale që mund të shkaktohen, në rast të aksidentit në territorin e një shteti ku vlen Kartoni i Gjelbër. Ky karton merret kur sigurohet vetura dhe vlen në të gjitha shtetet që e kanë në përdorim. Në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë sigurim në cilindo shtet të huaj, përveç atyre me të cilat Kosova ka marrëveshje reciproke për polica sigurimi.

Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e Këshillit të Byrosë Evropiane. Por, statuti i këtij këshilli e thekson se për të pranuar një shtet, ai duhet të jetë anëtar i OKB-së.

Mazreku nuk tregon se përmes cilit shtet Kosova synon anëtarësimin, por thotë se i ka plotësuar kushtet për një gjë të tillë.

“Kemi 2, 3 opsione, por njëri shtet është më serioz… Ne do ta njoftojmë Këshillin e Byrosë Evropiane me cilin shtet mund ta shesim [Kartonin e Gjelbër], pastaj do të bëjmë një ekip teknik, që do të merret me aspektet tjera procedurale dhe koston”, thotë Mazreku, duke mos dhënë detaje të tjera.

Kushti që është dashur ta plotësojë Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete.

Kosova, aktualisht, ka marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Kriter kryesor teknik për Kartonin e Gjelbër është, po ashtu, ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara nën nivelin prej 5%.

Deri para muajit mars të këtij viti, në Kosovë ka pasur numër të madh të veturave të paregjistruara dhe të pasiguruara mbi 200 mijë. Tash, sipas të dhënave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, numri i veturave të paregjistruara ka rënë në 22,600, në raport me 410,000 të regjistruara, që do të thotë se është plotësuar kushti.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se kjo është arritur pas fillimit të aplikimit të tiketave ngjitëse të regjistrimit, si dhe me nxjerrjen e një udhëzimin administrativ, sipas të cilit, automjetet që nuk regjistrohen 2 vjet me radhë, largohen nga lista e automjeteve të paregjistruara.

Tiketa ngjitëse, e cila merret pas kontrollit teknik të automjetit, ka nisur të zbatohet në mars.

“Me këto masa, muajin e kaluar, ne kemi arritur në vlerën 5 % të automjeteve të paregjistruara. Tashmë, kriteret teknike [për Kartonin e Gjelbër] janë plotësuar. Pasi që nuk jemi vend anëtar i OKB-së, kjo na e vështirëson aplikimin për Karton të Gjelbër. Megjithatë, jemi duke hulumtuar dhe trajtuar zgjidhjet që na mundësojnë realizimin sa më të shpejtë të qëllimit tonë”, thotë Kryeziu.

Pagesa e sigurimit kufitar nga buxheti i shtetit

Meqë nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, sigurimi i veturave që lëshohet në Kosovë, nuk vlen për vendet tjera. Po ashtu, veturat që hyjnë në Kosovë, duhet të paguajnë sigurim shtesë, pavarësisht nëse kanë ose jo Kartonin e Gjelbër.

Tarifa e sigurimit që paguhet në kufi, ndryshon nga kategoria e mjeteve motorike dhe periudha e qëndrimit në Kosovë.

Personat që hyjnë në Kosovë me auto-vetura me tabela të huaja, duhet të paguajnë 15 euro për një qëndrim prej 15 ditësh. Qëndrimi për një vit kap vlerën e 205 eurove. Këto tarifa janë më të larta për autobusë dhe kamionë mbi një ton.

Sipas të dhënave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, vlera vjetore e këtyre mjeteve ka arritur deri në 10 milionë euro.

Në gusht të vitit 2020, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbulojë sigurimin kufitar për diasporën, duke ndarë 3 milionë euro.

Ky vendim ka qenë në fuqi deri në dhjetor të vitit 2020, ndërsa nga marsi i vitit 2021 është kthyer sërish.

Qeveria ka ndarë 5 milionë euro për, siç është thënë, “mbështetje e mërgatës”, duke i mbuluar shpenzimet e sigurimit kufitar.

Nga marsi, Qeveria ka lansuar formularin elektronik për subvencionimin e policave kufitare për diasporën kosovare që hyn në Kosovë gjatë vitit 2022.

Këto pagesa nga buxheti i shtetit janë kundërshtuar vazhdimisht nga shoqëria civile.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore dhe disa organizata të tjera të shoqërisë civile kanë vlerësuar se ky shpenzim është “i pajustifikueshëm”.

Në vend të kësaj, shoqëria civile ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit, t’i shtojë përpjekjet për ta futur Kosovën në Kartonin e Gjelbër.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Për shkak të kundërshtimeve të Serbisë dhe aleates së saj, Rusisë, Kosova nuk ka arritur ende të bëhet pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si: OKB, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale e të tjera.

Tags: Byroja Kosovare e SigurimitKartoni i GjelbërSami Mazreku
Postimi i mëparshëm

Meta feston 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve bashkë me ambasadoren Yuri Kim

Postimi tjetër

Shënohet përvjetori i 61-të i vdekjes së shkrimtarit Ernest Hemingway

Të ngjajshme Postime

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës
Kosovë

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës

2 January 2026
Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas
Kosovë

Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

2 January 2026
Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit
Kosovë

Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit

2 January 2026
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër
Kosovë

“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër

2 January 2026
Basha bën homazhe për Nexhat Dacin
Kosovë

Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë
Kosovë

Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë

2 January 2026
Postimi tjetër
Shënohet përvjetori i 61-të i vdekjes së shkrimtarit Ernest Hemingway 

Shënohet përvjetori i 61-të i vdekjes së shkrimtarit Ernest Hemingway

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu