Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hill ka thënë se është zhgënjyes fakti që s’ka pasur përparim në raportet në mes të 2 shteteve, teksa ka rikujtuar faktin se është kthyer në rajon pas 23 vjetësh. Ai ka thënë se është mirë që Brukseli e ka marrë në dorë procesin e normalizimit të dialogut, megjithatë shton se duhet të bëhet më shumë përparim.
I pyetur nëse beson se është e mundur që të normalizohen raportet dhe që të ketë përparim në procesin e negociatave, Hill ka thënë se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të tulen dhe të gjendet një rrugë që të ecet përpara, meqë të 2 shtetet janë shtete fqinje, transmeton Express.
Hill tutje ka potencuar se është i dekurajuar se sa ngadalë po shkojnë gjërat në procesin e normalizimit të raporteve mes 2 vendeve.