Të paktën 5 persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën pas një vargu tërmetesh në Iranin jugor të shtunën, transmeton InLajmi.
4 tërmete të veçanta u regjistruan pranë qytetit port jugor të Bandar-e Lengeh, duke përfshirë një të regjistruar me magnitudë 6.1.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.2 në Iranin jugor.
Dymbëdhjetë fshatra në provincën përreth Hormozgan u dëmtuan, raportoi FARS.
Dëmet më të mëdha ndodhën në fshatin Sayehkhosh, ku shumë shtëpi u shkatërruan, shkruan CNN.
5 fshatra humbën energjinë elektrike për shkak të tërmeteve, thanë zyrtarët./InLajmi/