Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 267.666
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 897
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.686 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 103.262 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /InLajmi/