Më shumë se 20 anëtarë të ekuipazhit kanë humbur pasi anija e tyre u copëtua në dysh gjatë një tajfuni në Detin e Kinës Jugore.
Shpëtimtarët po përpiqen t’i gjejnë ata, por ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre.
Autoritetet dërguan avionë dhe helikopterë për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit, përcjell meteoballkan.
Fotot e publikuara nga Shërbimi Fluturues i Qeverisë së Hong Kongut treguan një anëtar të ekuipazhit duke u ngjitur në një helikopter shpëtimi ndërsa valët e mëdha goditën anijen që po fundosej.