Mediat ukrainase raportojnë se mes objektivave të shënjestruar nga raketat ruse ishte dhe një pallat në Odesa, ku për pasojë 17 persona humbën jetën
Ndërkohë që Rusia vijon të insistojë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut, pas rënies së qytetit kyç të Severodonetsk.
Me herët, gjatë mbrëmjes presidenti Zelensky komentoi dhe largimin e trupave ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve, i cili u kthye në një simbol të rezistencës, raporton A2CNN
Zelensky falenderoi ushtrinë që sprapsi rusët në këtë pozicion strategjik, i cili sipas tij ndryshon situatën në Detin e Zi.

















