Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të bordit të drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit që aprovoi Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik deri më tani në Kosovë.
“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë energjetik. Falënderime të veçanta për të 2 ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miq. Partnerë. Aleatë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Gjithashtu ai I ka falënderuar për punën e palodhshme miqtë partner e Aleatë. /InLajmi/