Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para.
“Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai, shkruan Klan Kosova.
Shaip Kamberit i duhen 610 vota për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.