Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, shumë i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Mund të ketë edhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër, por reshjet do të jenë krejtësisht lokale. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius. Në zonat e rrebesheve pritet freskim i mirëpritur i motit.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite priten zhvillime në zona të izoluara me ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Më së shumti rrebeshe priten në juglindje të Shqipërisë dhe në viset kodrinore-malore të vendit si dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut po ashtu në zonat kodrinore-malore, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojnë temperaturat e larta dhe zagushia e madhe. Pasditeve priten zhvillime të shtrëngatave të izoluara në zona të izoluara.