Samiti i NATO-s në Madrid ka përfunduar dhe liderët botërorë që janë pjesë e aleancës ushtarake kanë ndarë reagimet e tyre, transmeton InLajmi.
Sapo kemi dëgjuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet. “Lufta e Ukrainës është lufta e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.
Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk dëshiron të spekulojë se për sa kohë do t’i duhet mbështetje Ukrainës, shkruan BBC.
Ai i quajti qesharake komentet e Putinit për imperializmin e NATO-s, duke shtuar se askush nuk mund të thotë se çfarë do ta bënte presidentin rus t’i jepte fund luftës në Ukrainë./InLajmi/g