Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në varrimin e të ndjerës regjisores Vjosa Berisha, raporton InLajmi.
“Sot po ja japim lamtumirën e fundit artistes, regjisores, udhëheqëses artistike, organizatores Vjosa Berisha. Kujtimet për të cilën mbeten të pashlyeshme e të paharrueshme për të gjithë ne që e njohëm atë. Prishtina si kryeqytet i Kosovës, artdashësit dhe qytetarët kanë mbetur pa një grua e cila me pozitivitetin e saj por edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit tek ne, përfshirë këtu filmat dhe festivalin që e organizoj “Prifest” i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktor nga bota që edhe vizitonin Kosovën por edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit dhe kulturës botërore”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se kujtimet për Vjosën mbeten të pashlyeshme e të paharrueshme për të gjithë që e njohën.
Tutje Kurti tha se Prishtina si kryeqytet i Kosovës, artdashësit dhe qytetarët kanë mbetur pa një grua shumë pozitive dhe të talentuar./InLajmi/