Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Marigona Osmanit, e cila është vrarë në gusht të vitit të kaluar, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Hoxha tha se gratë nuk po janë të sigurta as në shtëpitë e tyre dhe as në sferën publike.
Gjithashtu ajo shtoi se nuk është marr asnjë lloj dënimi me rastin e Marigonës, ku shteti nuk ka arrit që ta ndihmojë atë.
Më tej tha se vrasja e Osmanit është ndërgjegje e mosveprimi si shoqëri e shtet.
Postimi i saj i plotë:
Gratë nuk janë të sigurta as në sh’pi e as në sferën publike
Por sh’pia e pasigurtë dhe dhuna brenda saj shpesh nuk adresohet e nuk merret parasysh as nga institucionet relevante si diçka që duhet të mbetet private dhe të provohet të zgjidhet brenda palëve.
Por kur jemi te gratë, e dhimbshme dhe e tmerrshme të thuhet që sh’pia duket të jetë vendi i dhunës, i pasigurisë, i vdekjes.
Dhuna në mjediset private është çështje publike për të cilën duhet të bëjmë më shumë.
Marigona Osmani, na fal që nuk arritëm me të ndihmu si shtet e shoqëri.
Asnjë lloj dënimi për rastin e Marigonës nuk ka me na ngushëllu si shoqëri karshi asaj se çfarë ka ndodhë me te.
Marigona është ndërgjegjia jonë e vrarë e mosveprimi si shoqëri e shtet. /InLajmi/