I menjëhershëm ishte reagimi nga Serbia për vendimet e fundit të njëanshme të institucioneve në Prishtinë për targat dhe letërnjoftimet e Serbisë, përcjell InLajmi.
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq tha se Albin Kurti më haptazi kërcënoi me luftë serbëve në Kosovë.
”Vendimi i institucioneve në Prishtinë për ndalimin e letërnjoftimeve serbe dhe pas datës 30 shtator heqjen e vlefshmërisë së targave me emrat e qyteteve serbe “KM”, “GL”, “PR”, “UR” e të tjera, me njoftim se pas se afati i sekuestrues së këtyre automjeteve paraqet një goditje të drejtpërdrejtë për të gjithë serbët në jug dhe veçanërisht në veri të Ibrit”, tha Petkoviq në një deklaratë, pas vendimeve të qeverisë së Kosovës sot./InLajmi/