Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vetaksident me motoçikletë në Gjilan, përcjell InLajmi.
Sipas policisë motoçiklisti ka pasur lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Më tej thuhet se sipas mjekëve pësoni i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë nga Policia e kosovës:
Rr.Arben Isufi, Gjilan 28.06.2022 – 19:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është vet-aksidentuar me motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor. Viktima sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. /InLajmi/