Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë për ardhjen e kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trëndafilov, raporton InLajmi.
“Për neve është e qartë që sjella e dhomave të Specializuara është e një identiteti politik. Në Kosovë ka mbërri momenti ku duhet të reagojmë tash e jo t’i presim vendimet. Këtu bëjnë pjesë të partisë në pushtet. Nuk ka dilemë që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda. Meqenëse s’ka reagim por vajtim është e domosdoshme reagimi i qytetarëve. Ne kemi ftuar protestë në ditën e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara”, tha Molliqaj.
Molliqaj tha se dihet që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda.
“Ne morëm lajmin që është shtyrë vizita për arsye të organizimeve të paplanifikuara. Se ndodh kësi ndryshimi besoj është problem tjetër i saj. Ajo ka dashtë të vijë e të bëjë piar, por ne nuk tërhiqemi nga protesta që ditën kur kjo zonjë do të vijë, ne do të protestojmë dhe është koha të reagojmë tani”, shtoi ai.
Kryetari i PSD-së ka shtuar se do të protestojmë kur të vijë kryetarja e Gjykatës Speciale./InLajmi/