Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar rezultatin e një sondazhi të realizuar në Kosovë dhe Serbi gjatë muajit qershor, lidhur me procesin e dialogut, raporton InLajmi.
Violeta Haxholli nga KDI-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zhvillohet një dialog me komuinitetin e Serbisë.
“Kërkojmë që qeveria e Kosovës të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që të integrojë në këtë aspekt. Qytetarët e Serbisë janë më skeptik për këtë Dialog dhe më fajësues ndaj BE-së dhe kemi parë se këta qytetarë nuk po përfitojnë dhe nuk janë të kënaqur me rolin e BE-së dhe janë shumë skeptik për mbylljen e marrëveshjes”, tha ajo.
Haxholli ajo ka thënë se qytetaret e Serbisë janë më skeptik sa i përket këtij dialogu dhe se janë më fajësues që po përfitojnë më shumë ndaj rolit të BE-së.
Sipas rezultateve 49% e qytetarëve në Kosovë mendojnë se pavarësisht dialogut marrëdhënia mes Kosovë e Serbisë ka mbetur e njëjtë, ndërsa kështu mendojnë edhe 56% të serbëve të anketuar.
Po ashtu 51% e qytetarëve të anketuar në Kosovë kanë vlerësuar se nga dialogu po përfitojnë partitë politik. Po ashtu 49.7%e qytetarëve të anketuar në Kosovë mendojnë se Serbia është përgjegjëse për mungesën e përparimit në dialog, ndërsa 48.4% e serbëve e shohin përgjegjëse BE-në. /InLajmi/